Ballkani mund ta zyrtarizojë trajnerin e ri këtë javë

0
180

Ballkani u nda dje me trajnerin Ilir Daja, i cili, siç mëson “Gazeta Express”, u përshëndet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën.

Trajneri shqiptar i dha fund eksperiencës së suksesshme në Suharekë pasi e shpalli këtë skuadër tri herë kampione të Kosovës dhe e dërgoi dy herë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

E derisa ish-trajneri i Skënderbeut pritet të rikthehet tek Dinamo e Tiranës, tash klubi Portokalli është në kërkim të trajnerit të ri, ndonëse ende nuk e ka zyrtarizuar ndarjen me Dajën, shkruan “Gazeta Express”.

Ballkani sipas të gjitha gjasave do të zyrtarizojë trajnerin e ri gjatë kësaj jave, pasi atij i nevojitet ta nisë punën menjëherë dhe ta shfrytëzojë pushimin e Superligës për shkak të ndeshjeve të Kombëtares, për t’u bërë gati për vazhdimin e sezonit.

Ndonëse nuk ka diçka konkrete, analisti i “Favoritit”, Arbër Avdyli mbrëmë e zbuloi emrin e Artim Pollozhanit si opsion për ta marrë në dorë ekipin Portokalli.

Me siguri, presidenti i klubit, Arsim Kabashi është duke punuar në këtë drejtim dhe shpejt mund të kemi lajme të mira nga Suhareka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here