Ka përfunduar xhiro e 13-të e Superligës së Kosovës në futboll me përballjen Ballkani – Malisheva.
Ballkani ka regjistruar një fitore tejet të vlefshme pranë shikuesve të vet ndaj Malishevës.
“Portokallinjtë” shënuan fitore minimale 1-0, me golin e vetëm nga Sunday Adetunji në pjesën e parë.
Me këtë fitore, Ballkani lë prapa tani Malishevën me tre pikë dhe rimerr pozitën e parë në tabelë, që ndodhet në nivel të barabartë pikësh me Dritën – nga 25./GSS