Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme të javës së 18-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Ballkani ka shënuar fitore të pastër 0:2 në derbin lokal ndaj Suharekës, shkruan Gazeta Express.
Lindon Emërllahu me gol nga distanca në minutën e 15-të kaloi kampionin në fuqi në epërsi.
E Bleart Tolaj e dyfishoi epërsinë në minutën e 69-të, pas një gabimi të mbrojtjes së Suharekës.
Me këtë fitore, Ballkani shkon në pushimin dimëror me 33 pikë në vendin e dytë, shtatë më pak se Drita që prin.
Në anën tjetër, Suhareka mbetet në vendin e pestë me 25 pikë të grumbulluara.