Ballkani dhe Llapi shkojnë sot ‘kokë-më-kokë’ për pozitën e parë

0
185

Xhiro e 26-të e Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll nis sot me dy ndeshje në program.

Vëmendja kryesore do të jetë padyshim në Suharekë, kur Ballkani mirëpret skuadrën e Llapit.

Vendi i parë dhe vendi i dytë, të cilët i ndajnë vetëm një pikë, duelojnë sot kokë-më-kokë për pozitën e parë, shkruan Sinjali Sporti.

Të dy skuadrat vijnë pas humbjeve, me Ballkanin e cila u befasua nga Fushë Kosova si mysafir duke humbur 2-0, kurse Llapi u mposht si mysafir nga Malisheva 2-1.

Ballkani qëndron si lider i tabelës me 51 pikë të mbledhura, e ndjekur nga Llapi me 50, kurse Drita e treta me 49 pikë që luan nesër.

Dueli tjetër që zhvillohet sot është ai mes Lirisë dhe Malishevës.

Malisheva ndodhet në një ecuri fantastike ku ka 8 fitore dhe vetëm dy humbje në 10 ndeshjet e fundit kampionale, e cila pozicionohet në vendin e katërt me 44 pikë.

Liria ndërkohë është pa fitore në 21 ndeshjet e fundit kampionale (16 humbje, 5 barazime), me të fundit dhe të vetmen të arritur këtë sezon ndaj Fushë Kosovës 2-1 më 2 shtator.

Prizrenasit ndodhen në pozitën e fundit me 10 pikë të mbledhura pas 26 xhirosh.

Të dyja duelet zhvillohen nga ora 13:00.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here