Me mbështetje unanime nga Këshilli Drejtues dhe organet drejtuese të Degës së AAK-së në Suharekë, Bali Muharremaj ka zyrtarizuar kandidaturën për Kryetar të Komunës së Suharekës për mandatin 2025–2029, raporton 04 Online.
Ai u shpreh se kjo përkrahje i jep energji dhe frymëzim për të vazhduar me përkushtim zhvillimin e komunës, duke theksuar se qytetarët janë ata që vendosin, ndërsa ai mbetet i përkushtuar në shërbim të tyre.
“Me propozimin e Këshillit Drejtues dhe organeve tjera drejtuese të Degës së AAK-së në Suharekë, kam marrë besimin dhe miratimin unanim, për kandidimin për Kryetar të Komunës së Suharekës në mandatin 2025- 2029.
Kjo mbështetje më jep energji, frymëzim dhe mundësi që bashkë ta vazhdojmë ndërtimin dhe zhvillimin e komunës tonë.
Si gjithmonë me përkushtimin e njejtë e të palëkundur vazhdojmë me punë të mira.
Qytetarët vendosin për qeverisjen tonë të ardhshme dhe ne pa dyshim ju shërbejmë atyre.”, ka thënë Muharremaj./04 Online