Baldedaj: QMF-të në Gjonaj, Romajë, Piranë, Zhur, Korishë, Nashec dhe Reçan të kenë autoambulanca

0
1883

Ish kuvendari i AAK-së në Prizren, Ilir Baldedaj, ka kërkuar nga kryetari i komunës, Shaqir Totaj, dhe drejtoria e shëndetësisë që t’i furnizojnë disa QMF me autoambulanca.

Baldedaj, ka përmendur fshatin Gjonaj, Romajë, Piranë, Zhur, Korishë, Nashec dhe Reçan, duke thënë se këto lokalitete kanë një numër të madh të banorëve, andaj konsiderohet si shumë e nevojshme që për raste emergjente të kenë edhe autoambulanca.

“Kërkesë drejtuar Kryetarit Z.Shaqir Totaj Drejtorisë së Shëndetësisë në Prizrenit.
Është mirë që në të gjitha qendrat e QMF-ve të dërgohet nga një autoambulancë, në Gjonaj, Romajë, Piranë, Zhur, , Korishë Nashec dhe Recan sepse nuk ka kuptim që në urgjencë të jenë mbi 10 vetura e kur dihet që fshatrat e Prizrenit janë larg me kilometra deri sa një veturë nga urgjenca të mbrrin në fshatrat e largëta.
Jeta e pacientit nuk pret.
I.B
Per trete here po e perseriti”, ka thënë Baldedaj./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here