Baldedaj: Pesë muaj pas asfaltimit i del faqja e zezë pushtetit lokal në Prizren

0
252

Zyrtari i LDK-së në Prizren, Ilir Baldedaj ka kritikuar pushtetin lokal në këtë qytet rreth një rruge e cila është dëmtuar pak muaj pasi është asfaltuar.

Baldedaj ka thënë se rruga prej “TEA” e deri te “Arbëria” është shtruar gjatë muajit gusht me asfalt, derisa ka publikuar video dhe fotografi që dëshmojnë se ajo është dëmtuar.

“Rruga prej TEA deri te Arbëria është shtruar me asfalt në muajin gusht, dhe shikoni si ka përfunduar.
Punimet e dobëta nga kompani pa përvojë në shtrimin e asfaltit, janë një tregues i qartë se ato nuk janë duke u përzgjedhur me kritere të forta nga Komuna e Prizrenit. Këto lëshime janë duke i kushtuar buxhetit të komunës i cili krijohet përmes taksave të qytetarëve.
Talent, kudo dhe kahdo po të del ‘boja’.
A të kujtohet që pushtetin e Kaluare nuk ke lan ditë pa e kritikuar, e sidomos kur gropat mbylleshin me kubëza, tash shko merri do kubëza e mbylle atë gropë sikur disa tjera që i ke mbyllur nëpër qytet. Çka kesh, vesh.
Qeverisje për faqe të zezë Talent. Më keq nuk ka ku shkon.
Edhe diçka se kesh tu harru, për me zvogëlu suficitin nuk duhet me leju pagesa pa kontrollë, se del dikush e të kontrollon e të gjen najsen. Kujdes, mos po merr najkush pare nga buxheti pa e kryer asnjë punë.
Hajnija ka Emer!
Talent!?!”, thuhet në reagimin e Baldedaj./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here