Baldedaj: Kryetari Totaj është i kapur, u dëshmua se Vjollca Kabashi nuk kishte perfomancë të dobët

0
515

Ish kuvendari i AAK-së, Ilir Baldedaj, e ka kritikuar ashpër pushtetin lokal rreth shfrytëzimit të buxhetit për vitin e parë qeverisës.

Në mes tjerash, Baldedaj në reagimin e tij ka thënë se Kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, është i kapur, pa treguar se nga kush, përcjell 04 Online.

Postimi i plotë i Baldedajt:

Te vërtetat dhe Mashtrimi i talentit të kapur
Keto shifra tregojnë sakt performacen e kryetarit të kapur me diplom t’ Obamës.
Kjo tabelë ia heq masken menaxherit, që i lavdoj disa drejtora, për të cilët si opozitar s’ka lan gja pa thënë, ndërsa e pat kritiku ish-drejtoreshen për Mirëqenie Sociale V. Kabashi për mungesë t’ përformancës. Këtu po del se pikërisht në sektori i saj e ka shpenzuar më së shumti buxhetin.
Ama ka ndryshu menaxhari – ka ndryshu, bile shumë. E kanë kap ësht zbut si kingj.
Qe Drejtoritë komunale që s’ kanë arrit ta shpenzojnë as gjysmën e buxhetit:
– Drejtoria e Urbanizmit, 5.41%
– Drejtoria e Administratës, 16%
– Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, 34.01%
– Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, 38.33%
– Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë, 39.90%
– Drejtoria e Mirëqenies Sociale, 40.57%

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here