Ish asambleisti i AAK-së në Prizren, Ilir Baldedaj, përmes një njoftimin në ‘facebook’, ka deklaruar se Gjykata Themelore në Prizren ka vendosur që ta lirojë nga akuzat e Prokurorisë.
“Drejtësia vonon, por gjithmonë triumfon”, ka shkruar Baldedaj.
“Fundi i nje odiseade me padrejtesi
Sot ka ardhur fundi i vuajtjeve te padrejta. Me ne fund Gjykata Themelore ne Prizren duke vendosur drejte edhe ligjshem ka vendosur qe te me liroj nga akuzat e pabaza te Prokurorise.
Akuzat e pabaza te cilat me kane njollosur pabaze per me teper se 5 vite kane marre fund sot. Ashtu sic e kam thene edhe me heret: Drejtesia vonon, por gjithmone triumfon.
Per fund, i falenderoj te gjithe ata qe me kane perkrahur, por edhe te gjithe edhe ata qe me kane shajtur.”, ka shkruajtur Baldedaj./04 Online