Ish zv/kryeministrja e qeverisë së Kosovës nga radhët e Nismës, Albulena Balaj-Halimaj ka reaguar pas konferencës së kryeministrit Albin Kurti.
Ajo ka thënë se Kurti ne këtë konferencë ka pas kundërthënie të rënda.
“Kryeministri Albin Kurti në konferencë për shtyp sot deklaroi që nuk e ka refuzuar planin Franko-Gjerman! Në anën tjetër kur u pyet për asociacionin deklaroi që nuk ka përgjigje tjetër përveç asaj që e ka dhënë për 9 vite me radhë për këtë çështje! Të dyjat nuk shkojnë bashkë”, ka shkruar ndër të tjera ajo.
Kryeministri, sipas saj, e ka për detyrë të sqarojë publikun se cila nga këto është e vërtetë, pasi që këto dyja e përjashtojnë njëra tjetrën!