Bajram Kastrati është kandidat për mandatin e dytë në Kuvendin Komunal të Prizrenit nga radhët e LDK-së, shkruan 04 Online.
Kastrati ka thënë se katër vitet e para kanë qenë të mbushura me projekte konkrete dhe mbrojtje të interesit publik, ndërsa tani synon të vazhdojë angazhimin politik me përgjegjësi dhe përkushtim.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve për mbështetje, duke theksuar se Prizreni ka nevojë për një qeverisje më të ndershme dhe vizionare.
Njoftimi i plotë i Bajram Kastratit
Të dashur qytetarë të Prizrenit.
Ju njoftoj se do jem kandidat për Kuvendin Komunal të Prizrenit, tani për mandatin tim të dytë.
Me nder, përgjegjësi dhe përkushtim do rikandidoj, që sërish të jemi bashkë dhe vetëm për interes të përbashkët.
Katër vite në Kuvendin e Prizrenit, inicuam projekte deri në realizim, ngritem çështje të interesit të përgjithshëm dhe ishim përkrahës parimor për secilin projekt me vlerë për komunen dhe qytetarët tanë.
Tani, siç e dini, jam pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës- LDK-së, dhe do jem edhe kandidat nga kjo listë, në mesin e shumë kandidatëve të nderuar dhe të respektuar.
Ju falënderoj nga zemra për besimin dhe përkrahjen tuaj të vazhdueshme. Me mirënjohje dhe përkushtim, do të vazhdojmë së bashku për të mirën e përbashkët të Prizrenit tonë.