Bajram Kastrati ka njoftuar dorëheqjen nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, pas një angazhimi politik dhe partiak prej gati 17 vitesh në këtë subjekt, raporton 04 Online.
Në njoftimin e tij publik, Kastrati thekson se dorëheqja vjen për arsye parimore dhe e konsideron një vendim të drejtë dhe të arsyeshëm.
Ai ka falënderuar kryetarin Ramush Haradinaj, anëtarët e qendrës dhe të degës për bashkëpunimin ndër vite, si dhe ka shprehur respekt për të gjithë ish-kryetarët e degës së AAK-së në Prizren, duke uruar suksese në të ardhmen.
Njoftimi i plotë i Bajram Kastratit:
Të dashur qytetarë, miq gjithandej,
Më duhet të ju njoftoj se pas gati 17 viteve angazhim të pa ndërprerë politik dhe partiak, në të vetmin subjekt politik AAK- Aleancen për Ardhmërinë e Kosoves, tani me shumë keqardhje më duhet të japë dorëheqje politike nga subjekti me të cilin kalova kohë të gjatë dhe sfiduese.
Dorëheqja vjen për arsye parimore, e drejtë dhe mendoj shumë e arsyeshme nga ana ime.
Falenderoj Kryetarin Haradinaj dhe secilin anëtarë në qendër dhe në degë për bashkëpunimin që kishim ndër vite.
Gjithashtu respekt pa fund për të gjithë ish Kryetarët e degës së AAK-së në Prizren.
Degës së AAK-së, në Prizren i dëshiroj suksese…
Faleminderit!