Bajram Kastrati i bashkohet LDK-së në Prizren

0
197

Emri i njohur i skenës politike dhe publike në Prizren, Bajram Kastrati, i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan 04 Online.

Kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, e cilësoi aderimin si dëshmi se ndryshimi ka nisur.

Njoftimi i plotë i Driton Selmanajt

Mirë se erdhe në LDK, z. Bajram Kastrati! 🤝

Lidhjes Demokratike të Kosovës i është bashkuar një emër me peshë të veçantë në skenën politike dhe publike të Prizrenit z. Bajram Kastrati, i cili ka mbajtur disa pozita ekzekutive në nivel lokal dhe qëndror.

Z. Kastrati është një prej figurave më të respektuara, i njohur për qasjen konstruktive, përfaqësimin dinjitoz dhe integritetin e lartë në çdo detyrë publike që ka ushtruar. Me formim profesional në fushën e kriminalistikës, ai përfaqëson një kombinim të rrallë të kompetencës profesionale dhe përkushtimit qytetar.

Për vite me radhë, Bajrami ka qenë zë i fuqishëm për interesat e qytetarëve të Prizrenit, duke u dalluar për guximin për të thënë të vërtetën dhe për vizionin e tij për një qeverisje të ndershme, të përgjegjshme dhe transparente.

Ardhja e tij në LDK nuk është vetëm një përforcim i radhëve tona, por një dëshmi e qartë se ndryshimi i madh në Prizren ka nisur. Ai nuk iu bashkua vetëm një partie, por një lëvizjeje për shpresë, dinjitet dhe zhvillim.

Mirë se erdhe Bajram Kastrati – bashkë po ndërtojmë Prizrenin që e meritojmë! 🤝

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here