Në emisionin “Prime Time”, deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci duke diskutuar për situatën e krijuar pas takimit në Bruksel Kosovë-Serbi ka thënë se Kurti e dëshmoi mbrëmë se sa pro amerikan është, raporton Gazeta10.
I pyetur nga moderatori se pas refuzimit të kërkesave të BE-së dhe dëgjimit të ShBA-ve a do të thotë kjo që tani ShBA po del e para, Bajqinovci u shpreh se kështu gjithmonë ka qenë.
“Gjithmonë ka qenë, unë mendoj se kjo të qenit anti amerikan siç ka thënë opozita shpesh për LVV, ka qenë vetëm një demagogji e tyre. Ka qenë tendencë e tyre që të paraqitet LVV si anti amerikane, ne jemi pro evropian por jemi më shumë pro amerikanë. Andaj ju e patë mbrëmë Kurtin që me një postim në twitter tregoi se sa është i përkushtuar të ruaj marrëdhëniet me ShBA.”, ka thënë Bajqinovci.
Tutje në këtë intervistë deputeti i VV-së ka thënë se veriu gjithnjë ka qenë nën tension./Gazeta10