Baby G hyn si banore e re në Big Brother VIP Albania, sjell ​tetë bileta fati për banorët

0
71

Një tjetër surprizë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Big Brother VIP Albania 5, ku një banore e re i është bashkuar garës.

Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Baby G, e cila hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke u bërë hyrja e dytë e mbrëmjes, pas DJ Gimbo.

Përveç hyrjes së saj si konkurrente, Baby G erdhi me një mision të veçantë nga produksioni, i cili solli dinamika të reja mes banorëve.

 BBVA/YouTube

Ajo kishte në dorë gjithsej tetë bileta fati, nga të cilat njërën vendosi ta mbante për vete, ndërsa shtatë të tjerat ua shpërndau banorëve Brikenës, Selinës, Malit, Stelinës, Stenaldos, Artanit dhe Gretës.

Hyrja e Baby G dhe shpërndarja e biletave të fatit pritet të ndikojnë ndjeshëm në rrjedhën e lojës, duke shtuar kuriozitetin dhe tensionin brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here