Të blesh gjësende ushqimore me fëmijët është ndonjëherë djallëzore. Sapo e vendosni fëmijën tuaj në karrocën e blerjes, ai shpeshherë fillon të bërtasë dhe të qajë.
Kështu ndodhi edhe me Aly-n, derisa partnerit të saj i lindi një ide gjeniale.
“Një ditë im shoq tha se duhet ta lëmë vajzën tonë të vozisë dhe rezulton se funksionon”, shkroi ajo në TikTok.
Dhe tani, në vend që të shtyjë karrocën në mënyrë që vajza e vogël të jetë përballë tyre, karroca shtyhet nga mbrapa, dhe vajza e vogël është përpara dhe sheh gjithçka që po ndodh.
Me fjalë të tjera, e mban atë aq të zënë saqë ajo ulet e qetë në karrocë.
“Tani më në fund mund të bëjmë pazarin pa bërtitur, qarë dhe duke i kërkuar të dalë nga karroca”, shtoi nëna, transmeton telegrafi.
Që kur ajo publikoi videon, ajo ka mbledhur afro 700 mijë shikime dhe më shumë se 55 mijë pëlqime.