Babai vret të birin, s’donte të shkonte në punë

0
709

Një rast i rëndë ka ndodhur në Turqi.

Në Izmir, babai e ka vrarë me pushkë djalin e tij.

Sipas raportimit të mediave turke, 72-vjeçari me incialet A.K, u grind me të birin i cili nuk donte të ngrihej dhe të shkonte në punë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Bayrakli”.

Viktima thuhet se është një 36-vjeçar me emrin Huseyin Kaya, i cili ishte përcjell në morgun e qytetit, ku do të kryhet ekspertiza.

Ndërkaq i dyshuari është arrestuar nga policia.

72-vjeçari po akuzkohet për “vrasje me paramendim”.

Mediat turke raportojnë se situata eskalojë pasi që pati një debat të fortë mes babait dhe birit.

Burri i moshuar kishte shkuar për ta zgjuar djalin e tij që të shkonte në punë, por ky i fundit nisi të diskutonte me tona të larta me babain e tij se përse ai e kishte zgjuar nga gjumi.

E situata eskalojë deri në përdorimin e armës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here