Policia ka arrestuar një person në Malishevë pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht vajzën e tij.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe të njëjtës iu është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Malishevë, 03.04.2022-15:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht vajzën e tij, viktimën femër kosovare. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori, me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.