Shoqata “Down Syndrome Kosova”, njofton se Vloran Krasniqi nga fshati Buçe i Opojës, i cili në një aksident tragjik me 3 qershor të këtij viti ka humbur vajzën e tij 3 vjeçare, Jeta dhe bashkëshorten Valentina, ka vendosur të dhurojë ̈ për shoqatën anëtare e së ciles ishte vogëlushja Jeta, para të cilat janë mbledhur nga qytetarët për të ndihmuar familjen në këtë situatë të vështirë.
“Me datë , anëtarja jonë bashkë me nënën e saj ̈, ndërruan jetë si pasojë e një aksidenti tragjik. Aksidenti ndodhi kur dy prindërit bashkë me Jetën ishin duke u kthyer nga qendra jonë në Prizren drejtë shtëpisë së tyre në Dragash. Në shenjë mirënjohjeje dhe falënderimi për gjithë mbështetjen që Shoqata Down Syndrome Kosova i ka ofruar familjes, babai i Jetës, z. Vloran Krasniqi, ka vendosur të dhurojë ̈ për shoqatën tonë, para të cilat janë mbledhur nga qytetarët për të ndihmuar familjen në këtë situatë të vështirë. Ky donacion është një gjest i jashtëzakonshëm dhe i ndjeshëm, që do të ndihmojë në qëndrueshmërinë e shërbimeve dhe mbështetjes për fëmijët e tjerë me sindromën Down. Në emër të gjithë ekipit të Shoqatës Down Syndrome Kosova, shprehim falënderimet më të përzemërta dhe respektin tonë të thellë për këtë gjest bujar. Donacioni i bërë në emër të Jetës është një testament i fuqishëm i dashurisë, mirënjohjes dhe përkushtimit të babait të saj ndaj Shoqatës tonë.
Fjalët nuk mund të përshkruajnë dhimbjen që ndjejmë për humbjen e Jetës dhe nënës së saj, ne do të vazhdojmë të punojmë pa u lodhur për të nderuar kujtimin e tyre dhe për të mbështetur çdo individ me sindromën Down që ka nevojë për ndihmën tonë. Me respekt dhe dhembshuri, ”, thuhet në këtë njoftim nga kjo shoqatë.
* Në fotografi Jeta bashkë me nënën e saj gjatë aktiviteteve në qendrën “ Down Syndrome Kosova” në Prizren.