Avokati i Thaçit: Në Hagë po tentohet të rishkruhet historia e Kosovës

0
209

Në Gjykatën Speciale nuk janë duke janë duke u gjykuar individët, është duke u gjykuar historia, narracioni i luftës dhe e ardhmja e Kosovës.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Pierre Prosper, avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se në Hagë ka tendencë për të rishkruar historinë e Kosovës nga një Gjykatë, e cila po e gjykon popullin që vet e ka krijuar. Ai thotë se mbrojtja tashmë ka humbur besimin në një Prokurori, e cila fsheh dokumentet shfajësuese për krerët e UÇK-së.

Në këto rrethana, Prosper i bën thirrje Qeverisë së Kosovës, Bashkimit Evropian, Shoqërisë Civile dhe qytetarëve të Kosovës që të monitorojnë punën e kësaj gjykate.

Ai kërkon që populli i Kosovës të ketë pronësi në këtë proces, duke u përfshirë, meqë ky proces do të përcaktojë të ardhmen dhe fatin e Kosovës.

Pierre Prosper, në tri dekadat e fundit si ambasador i SHBA-së për krime lufte, ka marrë pjesë në krijimin e shumë Tribunaleve, Gjykatave Hibride në Hagë dhe në botë, duke pas një bagazh të jashtëzakonshëm në sistemin e drejtësisë ndërkombëtare.

Mendoj se është e rëndësishme që procesi të jetë korrekt. Dhe atë çka kemi parë të shpaloset në Dhomat ishte me të vërtetë paragjykuese dhe jo korrekte ndaj të akuzuarve. Ne duam të sigurohemi që të akuzuarit t’i kenë të gjitha të drejtat të respektuara dhe të garantuara. Një nga çështjet për të cilat jemi të brengosur është se pamë një fshehje të informatave të rëndësishme“, deklaroi Prosper.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here