Avni Basha nga Vraniqi i Suharekës që u vra sot në Malishevë ishte bagerist, la pas dy djemë

0
742

Malisheva është tronditur sot nga një vrasje tjetër që ka ndodhur në këtë qytet. Punëtori nga Vraniqi i Suharekës, Avni Basha është qëlluar për vdekje nga shoku i tij malishevas, Isuf Zogaj.

Shokët dhe familjarët nuk kanë asnjë informacion më të voglin se cili mund të ketë qenë konflikti mes tyre që ka çuar deri në vrasjen e Bashës.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Sami Basha ishte bagerist dhe punonte në një kompani private.

Ai pas vetes la dy djemë, binjakë dhe bashkëshorten.

Vrasja e tij ka ndodhur në Banjë të Malishevës rreth orës 07:15 të mëngjesit. I dyshuari është dorëzuar në Stacionin Policor në Malishevë./Indeksonline/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here