Deputeti i Listës “GUXO”, Haxhi Avdyli, ka thënë se Kosova për herë të parë pas 22 viteve ka qeveri dhe kuvend që nuk varet nga votat e Listës Serbe.
Avdyli poashtu ka thënë se Kosova tashmë ka lider të zgjedhur që janë të pashantazhuar, që nuk shiten e as nuk blehen.
“Për herë të parë pas 22 vjetësh automjetet Serbe mbulojnë simbolet e veta me stikersa.
Për herë të parë pas 22 vjetësh, Serbisë i ndalohet mbajtja e zgjedhjeve e referendumeve në tokën e Kosovës.
Për herë të parë pas 22 vjetëve kompleksi turistik Brezovica kthehet në menaxhim të Kosovës.
E lista do vazhdon.
Dhe a dini pse?
Sepse për herë të parë pas 22 vjetëve kemi qeveri e Kuvend që nuk varen nga votat e listës Srpska.
Sepse për herë të parë pas 22 vjetëve kemi lider të zgjedhur që janë të pashantazhueshëm, që nuk shiten as blehen.
Prandaj KREJT ju që votuat DREJTË me 14 shkurt po bëni Kosovën shtet të vërtetë për herë parë pas 22 vjetëve”, ka thënë Avdyli./04 Online