Kandidati për deputet nga partia GUXO në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka marrë pjesë në tubimin elektoral në Korishë, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
Në këtë takim, Konjufca ka shpjeguar arsyet e bashkimit të GUXO me LVV në vitin 2021, duke theksuar se ky ishte një vendim i domosdoshëm për ndërtimin e një shteti të fortë dhe ndaljen e keqqeverisjes.
Avdyli, i cili mban numrin 21 në listën zgjedhore, synon një mandat të ri në Kuvendin e Kosovës, duke u angazhuar për reforma në sektorin e shëndetësisë dhe zhvillimin e mëtejshëm të vendit. Ai vazhdon takimet me qytetarët për të shpalosur vizionin dhe prioritetet e tij për të ardhmen.
Postimi i plotë:
Sonte në Korishë, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, e sqaron pse u bë ky bashkim #VVGUXO në vitin 2021 e që po vazhdon edhe tani.
Ky bashkim ishte për shtet, e ndaljen e keqqeverisjes.
Ky bashkim është për zhvillim e kundër keqpërdoruesve.
#qeveriakurti3 plus 4 vite për vazhdimin e punëve të mira.
#VVazhdojmë me guxim.