Avdyli: Mbështetje e fuqishme në Ortakoll për listën fituese të 9 shkurtit

0
103

Haxhi Avdyli, kandidati për deputet nga partia GUXO, mori mbështetje të madhe në tubimin zgjedhor në lagjen Ortakoll të Prizrenit.

Avdyli theksoi se gjatë këtij takimi, së bashku me kolegët e tij nga lista fituese e 9 shkurtit, patën mundësinë të bisedojnë me qytetarët e lagjes Ortakoll.

Ai u shpreh i bindur se, kudo që flasin, me zemër dhe mendje të hapur, të gjithë janë të bashkuar për të arritur gjysmë milion vota.

Postimi plotë i Avdylit:

Cep më cep Kosovës, e te të gjithë po vërehet përkrahje maksimale për #qeverinëkurti3.

Sonte bashkë me kolegët nga lista fituese e 9 shkurtit bashkëbiseduam me qytetarët në lagjen Ortakoll të Prizrenit.

Kudo, e me këdo që flasim, me zemër e mendje te hapur, të gjithë bashkë për gjysmë milion ❤️ për #VVGUXO.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here