Avdyli: Kosova do t’i besojë Albin Kurtit, ashtu si Amerika i besoi Trump-it

0
35

Në një deklaratë të fundit, kandidati për deputet nga partia GUXO, Haxhi Avdyli ka theksuar se qytetarët e Kosovës po tregojnë mbështetje të fuqishme për Albin Kurtin, duke e parë atë si liderin që guximshëm mbron interesat e vendit dhe kursen paranë publike për t’ua kthyer qytetarëve në nevojë.

Duke krahasuar këtë mbështetje me zgjedhjen e Donald Trump-it në SHBA, deklarata nënvizon se amerikanët e votuan atë jo për pëlqimin e europianëve, por për shkak të përkushtimit të tij ndaj interesave vitale të vendit dhe zgjidhjes së sfidave ekonomike dhe sociale të tyre.

Avdyli ka shprehur besimin se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Kurti do të fitojë bindshëm.

Postimi i plotë i Avdylit:

Kur e vendos interesin e vendit, interesin e popullit para interesave tjera, atëherë qytetari të do dhe të voton.

Amerika e votoi Trampin, jo pse ne Europianët e deshtëm, por që Amerikanët e kuptuan kush vërtetë punon për interesat vitale të vendit të tyre e kush ua zgjidh vështirësive të tyre ekonomike e sociale.

#Kosova po i beson dhe do votoi bindshëm Albin Kurti sepse qytetari e ka kuptuar se kush i mbron guximshëm interesat e vendit dhe kush e kursen paranë publike e ua kthen qytetarëve në nevojë.

#VVGUXO

#qeveriakurti3

#haxhiavdyli2️⃣1️⃣

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here