Kandidati për deputet nga GUXO, Haxhi Avdyli, falënderoi banorët e lagjes Arbana për mbështetjen e vazhdueshme.
Ai theksoi përkushtimin për të vazhduar me Qeverinë Kurti 3, duke u distancuar nga ata që, sipas tij, kanë keqpërdorur interesin e vendit dhe paranë publike.
Postimi i plotë i Avdylit:
Faleminderit lagja ime Arbana, që gjithmonë qëndruat krah nesh në të gjitha etapat.
Bashkë do vazhdojmë me #qeverinëkurti3, sepse #skakthimprapa te ata që shitën interesin e vendit e paranë publike e keqperdorën.