Avdyli: Besimi për Albin Kurtin, garanci për zhvillimin e Kosovës

0
34

Kandidati për deputet nga partia GUXO në listën e LVV, Haxhi Avdyli, theksoi se për 20 vite Kosova ka vuajtur nga korrupsioni dhe dëmtimet financiare.

Ai vlerësoi se qeverisja e Albin Kurtit ndaloi këtë rrjedhje dhe mbrojti integritetin e vendit.

Avdyli kërkoi mbështetjen e qytetarëve për një mandat të ri, duke theksuar se pas diagnostikimit dhe terapisë, tani është koha për rehabilitim dhe zhvillim.

Postimi i plotë:

Për 20 vite, Kosova ka vuajtur nga virusi i korrupsionit e nga gjakderdhja financiare, poashtu ka vuajtur nga politikan që donin të amputonin 17 % të vendit.

U desht ta bënim ndryshimin në vitin 2021 për të bërë Kryeministër Albin Kurti, jo vetëm që ndaloi gjakederdhjet financiare e luftoi virusin e korrupsionit por shpetoi nga amputimi pjese ma të mira të Kosovës.

Prandaj nëse 4 vite na u deshtën për diagnozë e terapi, na duhet besimi juaj per Kryeministrin Kurti për rehabilitim e zhvillim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here