Leon Avdullahu vlerësohet prej futbollistëve më të talentuar në Zvicër. 20-vjeçari po shkëlqen te Baseli, ndërsa “Blick” shkruan se analiza të ndryshme e nxjerrin Avdullahun njërin prej lojtarëve më të mirë të rinj në botë.
“Por ai befasisht mbetet modes. Nëse do të luaj një ditë për Zvicrën apo Kosovën është ende e hapur”, shkruan gazeta e madhe zvicerane.
Ai aktualisht është pjesë e U21 të Zvicrës. Ka luajtur edhe për grupmoshat tjera të reja të helvetikëve.