Avdirrahman Gashi nga fshati Atmagjë është kandidat për Asamblenë Komunale të Prizrenit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan 04 Online.
Ai ka thënë se do të angazhohet për investime në infrastrukturë, mbështetje për bujqësinë dhe zhvillimin ekonomik lokal, shërbime më cilësore për qytetarët, si dhe për arsimin e të rinjtë si prioritet të së ardhmes.
Njoftimi i plotë i Avdirrahman Gashit
Të dashur qytetarë të komunës së Prizrenit,
Të nderuar bashkëfshatarë të Atmagjës,
Me ndjenjën e përgjegjësisë dhe përkushtimit për komunitetin tim, kam vendosur të kandidoj për Asamblenë Komunale në Prizren nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, si përfaqësues i fshatit Atmagjë.
Jam i vetëdijshëm për sfidat që përballet qyteti dhe fshatrat tona – nga mungesa e investimeve në infrastrukturë, deri te nevoja për shërbime publike më cilësore. Prandaj, me përvojën time akademike dhe profesionale, synoj të jem zëri juaj në vendimmarrje, duke përfaqësuar me dinjitet interesat e të gjithë qytetarëve të komunës sonë.
✅ Do të angazhohem për:
Investime në infrastrukturën rurale dhe urbane
Mbështetje për bujqësinë dhe zhvillimin ekonomik lokal
Shërbime më të mira për qytetarët dhe transparencë në qeverisje
Arsimin dhe të rinjtë si prioritet të së ardhmes
🗓️ Më 12 Tetor, kërkoj besimin tuaj, që bashkë ta ndërtojmë një Prizren më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të barabartë për të gjithë.
🟦 Voto LDK – Voto përfaqësuesin tuaj,
✍️ Dr.sc. Avdirrahman Gashi – Atmagjë