AUV: Qumështi “Aptamil AR 1” i sigurt për konsum

0
54

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka bërë të ditur se qumështi për foshnja “Aptamil AR 1” është konsideruar i sigurt për konsum dhe mund të vihet sërish në shitje.

Sipas njoftimit, pas ndalimit të përkohshëm të këtij produkti, janë kryer teste laboratorike shtesë që kanë treguar se qumështi plotëson të gjitha kriteret e sigurisë ushqimore.

AUV sqaron se masa e ndalimit ishte vetëm një masë parandaluese, e ndërmarrë për të mbrojtur shëndetin publik, pas një njoftimi nga autoritetet e Bashkimit Evropian lidhur me dyshime për praninë e një bakterie në një seri të produktit.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë thekson se ndalimi i përkohshëm i këtij produkti ishte masë parandaluese, e ndërmarrë për mbrojtjen e shëndetit publik”, thuhet në njoftim.

Agjencia gjithashtu konfirmon se do të vazhdojë monitorimin e produkteve ushqimore, për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e konsumatorëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here