Australia ndalon fëmijët nën 16 vjeç nga mediat sociale

0
71
Foto: Ilustrim

Qeveria australiane po përgatitet të zbatojë një nga masat më të rrepta në botë kundër përdorimit të mediave sociale nga të miturit.

Duke filluar nga 10 dhjetori 2025, fëmijëve nën moshën 16 vjeç do t’u ndalohet të hapin ose të kenë llogari në platforma të mëdha si Facebook, Instagram, TikTok, Snapchat, X dhe YouTube. Kjo do të jetë hera e parë që një vend ndërmerr një ndalim të tillë në shkallë kombëtare për këtë grupmoshë.

Ligji i ri detyron kompanitë e mediave sociale të marrin “masa të arsyeshme” për të verifikuar moshën e përdoruesve dhe për të parandaluar qasjen e fëmijëve nën 16 vjeç. Nëse kompanitë nuk e respektojnë ligjin, ato mund të përballen me gjoba deri në 50 milionë dollarë australianë (rreth 28 milionë euro).

Qeveria australiane ka nisur një fushatë informuese për të përgatitur prindërit dhe fëmijët para hyrjes në fuqi të rregullave të reja.

Ministrja australiane e Komunikimeve, Anika Wells, deklaroi se qëllimi kryesor është t’u rikthehet fëmijëve një fëmijëri më e shëndetshme dhe të sigurohen që të rinjtë të kenë kohë të zhvillojnë identitetin e tyre pa ndërhyrje nga platformat digjitale. Ajo theksoi se “duam që fëmijët të kenë fëmijëri” dhe “prindërit të kenë qetësi shpirtërore”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here