Aurora Kryeziu tashmë është portiere e Kombëtares së Kosovës në hendboll.
Të premten,19-vjeçarja e fitoi të drejtën e paraqitjes së Kosovës, pas përfunduan të gjitha procedurat e regjistrimit, ka njoftuar Federata e Hendbollit e Kosovës (FHK).
Për afrimin e Kryeziut në Kombëtare, zyrtarët e FHK-së, duke përfshirë shtabin teknik, kanë punuar gjatë.
Ajo është zhvilluar si portiere në Gjermani, ku vazhdon të paraqitet ende. Vlerësohet me potencial të madh, ndërsa këtë vit e udhëhoqi skuadrën Blomberg-Lippe drejt titullit të kampionit të Gjermanisë te junioret. Tani Aurora ka vendosur për t’u dëshmuar te senioret dhe ka zgjedhur një skuadër të kategorisë së tretë.
Aurora Kryeziu do të debutojë javën e ardhshme ndaj Danimarkës.
Mirëseardhje në Kombëtaren e Kosovës, Aurorës të premten i dëshirojë selektori Agron Shabani, që ka vlerësuar lartë potencialin e portieres.