Këngëtarja Aurela Gaçe ka ndarë disa momente nga projekti i saj i ri muzikor “Në të zënça” dhe vështirësitë për të gjetur personazhin e duhur për të luajtur rolin e djalit.
Ajo ka ndarë në Facebook zanafillën e gjithë kësaj dhe gjithçka paska nisur me aktoren e humorit Delinda Disha. Aurela tregon se asnjë nga modelët për klipin e ri nuk po i dukej i përshtatshëm derisa takoi një ditë aktoren dhe kuptoi se i shoqi, Eldi i përshtatej mjaft mirë rolit të atij djalit që e do gjithe lagjia, siç thotë Aurela. Ajo tregon se me batutë i ka kërkuar burrin borxh Delindës , e cila ja ka mbajtur shakanë e i ka thënë se po, vetëm të mos e bëjë rrugë.
“Isha në kërkim të një modeli&aktori për klipin e ri. Isha në hall. O i gjeja shumē tē rinj, o shumë të ëmbël,o shumë portrete tip mafie ( s’me shkonin me këngën) e , s’po gjeja atë që ne e quajmë “Danoç” që e do gjithe lagjia përshembull. Takoj rastesisht delinda_disha edhe pap- pap mendimi i parë që më erdhi….uuuuu burri i Delit është fiks edhe u hodha në sulm. I them- , A do ma japësh një çikë burrin? Ajo që e njeh humorin tim, plus dihet që është “nona” me rrolet e saj,
direkt ma hodhi batutë:Ta lë moj çupë, ta lë, po se mos e bën rrugë”, shkruan Aurela.