Atriti i kofshës dhe gjurit, ja cilët faktorë ndikojnë

0
67

Kërci artikular është materiali (indi), që mbulon sipërfaqet e kyçeve dhe lejon lëvizjen e tyre të qeta dhe pa dhimbje.

Me kalimin e moshës dhë zakonisht në moshën mbi 65-vjeç, kërci i kyçeve konsumohet dhe shkatërrohet ngadalë. Shkatërrimi rezulton në vështirësi të lëvizjes dhe me kalimin e kohës problemi rritet.

Artriti i kofshës dhe gjurit, është një gjendje multifaktoriale. Janë shumë faktorë që e përkeqësojnë atë, por tre janë shkaqet kryesore.
1.Gjinia: 8 nga 10 që shkojnë në kirurgji për këtë problem janë gra.

2.Trashëgimia: Është një faktor kryesor në shfaqjen e artritit.

3.Pesha: Obezët kanë më shumë gjasa, të zhvillojnë artrit të kofshës ose të gjurit. Kjo ndodh, jo vetëm sepse nyjet marrin një ngarkesë më të madhe, por sepse obeziteti është pjesë e një sindrome të quajtur “ sindroma metabolike” dhe ndikon në funksionin e kërcit artikular, si në këmbë ashtu dhe në duar.

Zgjidhja e këtij problemi shëndetësor, është gjendur nga zbulimi i madh mjekësor i shekullit të 20-të, sipas profesorit lan Learmont, nga Bristoli. Pas një operacioni të këtij problemi, pacientët bëhen plotësisht të shëndetshëm dhe i rikthehen aktivitetit normal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here