Atmosferë e jashtëzakonshme në Newcastle, ja kur pritet të ngjitet në ring “The Albanian King”

0
326

Florian Marku gati të ngjitet në ringun e “Utilita Arena” të Newcastle për të mbrojtur titullin kampion “International welterweight” në versionin IBF, që e ka fituar 25 shtatorin e kaluar ndaj ukrainasit Maxim Prodan në “Tottenham Hotspur Stadium”.

“The Albanian King” do të përballet me kampionin britanik Chris Jenkins mes orës 22:00 dhe 22:30 në prani të rreth 3500 spektatorëve, mes të cilëve do të ketë shumë shqiptarë.

“U bëra i njohur kur ndeshesha në MMA dhe publiku më do e më mbështet shumë, teksa më quan edhe “mbreti shqiptar”. Nuk e dija që kishte kaq shumë shqiptarë këtu në Angli, por e mësova kur erdha të ndeshem këtu. Dy ndeshjet e para në Londër, i shita vetë të gjithë biletat dhe mbështetja e publikut shqiptar është një frymëzim i jashtëzakonshëm për mua”, deklaroi boksieri shqiptar para duelit për BBC./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here