Kandidatët për deputet nga Komuna e Prizrenit nga radhët e LVV-së takuan sonte aktivistët dhe mbështetësit në fshatin Atmaxhë.
Në këtë tubim kandidatët shpalosën vizionin për një Kosovë të qeverisur e të zhvilluar.
Njoftimi i plotë i LVV-së në Prizren:
Sonte në Atmaxhë të Prizrenit, entuziazmi dhe besimi për #Kurti3 u ndjenë në çdo fjalë e duartrokitje të aktivistëve dhe qytetarëve tanë. Kandidatët #arbërrexhaj29, #MytaherHaskuka35 #DafinaAlishani82, #norafetoshi92 dhe #IlirGashi93 shpalosën vizionin për një Kosovë të qeverisur e zhvilluar cep më cep.
Nga çdo lagje dhe fshat i Prizrenit si gjithandej Kosovës, po konkretizohet synimi i madh, i arritshëm e real: 500 mijë zemra bashkë për Albin Kurtin që vazhdon në krye të Qeverisë së Republikës së Kosovës.