Atlid Hajdari shkëlqen në “Herceg Novi Open 2025”, zë vendin e tretë në kategorinë U11

0
146

Talenti i ri i klubit të pingpongut “Liria”, Atlid Hajdari, ka zënë vendin e tretë në turneun ndërkombëtar “Herceg Novi Open 2025” në kategorinë U11, shkruan 04 Online.

Turneu i mbajtur në Mal të Zi ka mbledhur lojtarë të rinj nga rajoni, ku Atlidi u dallua me paraqitje të forta dhe lojë të vendosur.

Ky rezultat e konfirmon Hajdarin si një nga shpresat më premtuese të pingpongut kosovar.

“𝐀𝐭𝐥𝐢𝐝 𝐇𝐚𝐣𝐝𝐚𝐫𝐢 zë vendin e tretë në turneun “Herceg Novi Open 2025” në kategorinë U11!

🏓Atlid Hajdari, talenti i ri i klubit të pingpongut Liria, arriti një sukses të shkëlqyer në turneun ndërkombëtar “Herceg Novi Open 2025”, duke zënë vendin e tretë në kategorinë U11. Turneu u mbajt në Herceg Novi, Mali i Zi, dhe mblodhi së bashku lojtarë të rinj premtues nga Kroacia, Kosova, Mali zi, Serbia dhe vende të tjera të rajonit.

✨Atlid tregoi një formë të shkëlqyer gjatë gjithë turneut, duke kaluar disa përballje të forta me kundërshtarë të nivelit të lartë. Me teknikën dhe vendosmërinë e tij, ai përfaqësoi denjësisht klubin dhe tregoi potencialin për të qenë një nga emrat premtues të së ardhmes në pingpongun shqiptar.

🙌Klubi i pingpongut Liria shpreh krenarinë për këtë arritje dhe i uron Atlidit suksese të mëtejshme në rrugën e tij sportive!”, thuhet në njoftimin e klubit./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here