Në Mitingun Ndërkombëtar të Atletikës të mbajtur sot në Shkup, atletja e Klubit të Atletikës “Prizreni” Emine Jenuzi ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke u shpallur atletja më e mirë e mitingut, shkruan 04 Online.
Ky është një fillim i shkëlqyer i sezonës së garave për sportisten prizrenase, e cila me këtë paraqitje konfirmon formën e lartë dhe potencialin për rezultate edhe më të mëdha.
“Në Mitingun Ndërkombëtar të Atletikës, të mbajtur sot në Shkup, atletja e Klubit të Atletikës “Prizreni” u shpall atletja më e mirë e mitingut.
Urime kampione! Sezoni i garave sapo ka filluar dhe presim rekorde të reja personale!”, thuhet në njoftimin e klubit./04 Online