Atletët e KA “Prizreni” po vazhdojnë të shkëlqejnë në secilën garë vendore.
Në kampionatin individual të Kosovës për Pioner të mbajtur sot në Malishevë, atletët nga Prizreni kanë dëshmuar se kanë të ardhme të ndritur.
“Sot në stadiumin “Liman Gega” në Malishevë Federata Atletike E Kosovës, në bashkëpunim me KA “Malisheva” organuzuan Kampionatin Individual të Kosovës për Pioner. Në këtë garë Klubin e Atletikës “Prizreni” e përfaqësuan 6 atlet – te dhe u fituan 5 medalje, një e artë, dy të argjenta dhe dy të bronzëta:
Ela Kolloni – U – 16, e para në shtizë,
Eudora Jallabak – U – 16, e dyta në shtizë,
Altrin Krasniqi – U – 16, i dyti në 100 m. dhe
Shefki Jahaj – U – 12, i treti në 60 dhe 300 m.
Kanë shkëlqyer dy atletet kampione, Sara Susuri dhe Emine Jenuzi, të cilat e kanë bërë një vrapim kontrollues jashtë konkurencës në 200 m., me matje elektronike:
Sara Susuri – U – 20, 200 m. 25.07, rekord personal dhe
Emine Jenuzi – U – 18, 200 m.
26.99, rekord personal.
Në emër të kryetarit Gazi Renaku , kryesisë dhe trajnerëve Bajram Duja dhe Adnan Tahiri , urime dhe suksese në garat e rradhës!
Faleminderit KORABI ShPK për përkrahjen materiale!”, thuhet në njoftimin e klubit nga Prizreni./04 Online