Atletët e KA “Prizreni” vazhdojnë me arritjen e rekordeve personale

0
307

Nën organizimin e Federatës së Atlektikës së Kosovës ka filluar sezoni i garave në shteg.

Në stadiumin Liman Gega” në Malishevë, është mbajtur gara e atletikës “Mitingu i Dëshmorëve”, me ç’rast klubi i atletikës “Prizreni” nga Prizreni, ka marrë pjesë me nëntë atletë, ku edhe kanë arritur disa rekorde personale.

“Ditën e diele më, 26.03.2023 filloi sezoni i garave në shteg. Në Malishevë në stadiumin “Liman Gega”, nën organizimin e Federata Atletike E Kosovës , u mbajtë gara e atletikës “Mitingu i Dëshmorëve. Klubin e Atletikës “Prizreni” e kanë përfaqësuar 9 atlet, janë arritur disa rekorde personale.
Janë fituar 8 medalje 3 të arta, 4 të argjenta dhe 1 bronzët:
Sara Susuri – U – 20, e para për seniore në 100 m. – 12.52 sek.
Emine Jenuzi – U – 18, e dyta për seniore në 400 m. – 1:02,27 rekord personal dhe e treta në në 100 m. – 13.28 sek.
Vlera Kryeziu – U – 16 e para në shtizë dhe e dyta në gjyle,
Enes Kolloni – U – 20, i pari për seniot në shtizë,
Leard Halimi – U – 20, i dyti për senior në shtizë,
Merve Spahi – U – 18, e dyta për seniore në 3000 m. – 13:03,08,
Ajshe Osi – U – 14, e katërta në 400 m. – 1:11,67 rekord personal.
Shefki Jahaj – U – 12, i katërti në 300 m. – 54.58 sek. rekord personal dhe i gjashti në 60 m. – 9.82 sek.
Për herë të parë ka vrapuar atleti më i ri i klubit Shpend Jahaj.
Në emër të kryetarit Gazi Renaku , trajnerëve Bajram Duja dhe Adnan Tahiri , urime dhe suksese në garat e rradhës!
Faleminderit Korabi Shpk për përkrahjen e dhënë!”, thuhet në njoftimin e klubit./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here