Atletët e KA “Prizreni” shkëlqejnë në Kampionatin Individual të Kosovës për Seniorë

0
98

Atletët seniorë të KA “Prizreni” fituan 7 medalje (4 të arta, 1 të argjendtë, 2 të bronzta) në Kampionatin Individual për Seniorë, shkruan 04 Online.

Emine Jenuzi, Bardh Telaku, Merve Spahi dhe Eljesa Kabashi nën kujdesin e trajnerit Bajram Duja shkëlqyen në disiplina të ndryshme.

“Në Kampionatin Individual të Kosovës për Senior – re, të mbajtur më 14/15.06.2025, të organizuar nga Federata Atletike E Kosovës , kanë marrë pjesë 3 atlete dhe 1 atlet të Klubit të Atletikës “Prizreni” të gjithë junior – re, janë fituar 7 medalje: 4 të arta 1 të argjent dhe 1 të bronzët.
Emine Jenuzi – U20 u shpall kampione për seniore në 100 dhe 400 m.,
Bardh Telaku – U18, u shpall nënkampion për senior në 100 m. dhe i treti në 200 m.,
Merve Spahi U20, u shpall kampione në 800 m. dhe e treta në 1500 m. dhe
Eljesa Kabashi – U18, u shpall kampione për seniore në shtytjen e gjyles.
Në emër të kryesisë, kryetarit Gazi Renaku , trajnerëve Bajram Duja dhe Adnan Tahiri , urime dhe suksese në garat e rradhës!”, thuhet në njoftimin e klubit./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here