ATK-ja po punon për vjeljen e tatimeve nga sektori i ndërtimtarisë

0
229
Foto: Ilustrim

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka bërë të ditur të premten se po vazhdon të implementohet plani për përmirësimin e përmbushjes në sektorin e Ndërtimtarisë përmes të cilit do të identifikohet veprimtaria ndërtimore, siç është ndërtimi i lartë dhe i ulët, grupet punuese dhe personat fizikë në kuadër të veprimtarisë së ndërtimtarisë.

Sipas njoftimit do të bëhet identifikimit i muratorëve, armaturë punuesve, betonuesve gërmimeve të dheut, punuesit e kulmeve, prodhuesit dhe montuesit e dyerve dhe dritareve, elektricistët, instaluesit e ujit dhe ngrohjes qendrore, montuesit e parketit/laminatit, montuesit e qeramikës, suvatuesit – fasada, prodhuesit dhe montuesit e olluqeve, rrethojave të ballkoneve, shkallëve dhe rrethojave të oborreve nga metalet e ndryshme dhe druri, etj.

“Në fokus të veçante po ashtu do të jenë edhe personat fizik që kanë dhënë token për ndërtim (kompensimet, banesa, lokale, parkingje) dhe ndërlidhja me obligimin e tyre tatimor”, thuhet në njoftimin e ATK-së./FrontOnline

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here