Atiq së bashku me nënkryetaren Agjançiq i shkojnë në zyre Kurtit – kryeministri i siguroi për mbështetje

0
207

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq dhe nënkryetaren e kësaj komune, Katarina Agjançiq, së bashku me bashkëpunëtorë të tyre.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, thuhet se Atiq e njoftoi Kurtin se së bashku me ekipin e tij janë duke punuar çdo ditë me intensitet të lartë për të propozuar dhe realizuar projekte që përmirësojnë mirëqenien e qytetarëve dhe shërbimet ndaj tyre.

“Duke i uruar punë të mbarë dhe mirëseardhje, kryeministri Kurti i siguroi mbështetjen e plotë kryetarit Atiq nga qeveria qendrore për kërkesat dhe projektet e kësaj komune, me qëllim zhvillimin ekonomik lokal dhe shërbimet më efikase ndaj qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim theksohet se Komuna e Mitrovicës Veriore, është e hapur dhe transparente, drejtorët komunalë janë përzgjedhur për të përfaqësuar frymën multietnike dhe bashkërisht po punojnë me përkushtim, pa përjashtim dhe me profesionalizëm. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here