Atiq: Ju drejtova KOSTT dhe ZRRE me kërkesën për të na kyçur dhe filluar pagesën e rrymës elektrike në institucionet publike të Komunës sonë

0
185

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka kërkuar nga KOSTT-i dhe ZRRE-ja që komuna respektive të kyçet në sistemin kosovar të energjisë elektrike.

Atiq këtë vendim e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, në kohën kur situata në veri është e tensionuar nga protestuesit serbë, shkruan Gazeta Insajderi.

“Të nderuar qytetarë, sot ju drejtova KOSTT dhe ZRRE me kërkesën për të na kyçur dhe filluar pagesën e rrymës elektrike në institucionet publike të Komunës sonë”, deklaroi ai.

I pari i Mitrovicës së Veriut tha që kërkoi nga KOSTT-i dhe ZRRE-ja që ta njoftojnë atë për borxhin që duhet paguar institucioneve të Kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here