Temaj është kryetar i Forumit Rinor të LDK-së në Prizren dhe njëherësh kryetar i nëndegës së Arbanës, si dhe në jetën private udhëheqë me sukses një degë të koorporatës “TEMAJ”.
Në zgjedhjet e vitit 2021, ai kishte arritur të siguronte 407 vota, një rezultat që ndonëse nuk i siguroi ulësen në asamble, dëshmoi përkrahjen e konsiderueshme që gëzon në mesin e qytetarëve prizrenas.
Me rikandidimin e tij, ai synon të ofrojë një zë të fortë në përfaqësimin e qytetarëve në Kuvendin Komunal, duke theksuar se prioritetet e tij mbeten transparenca, zhvillimi i infrastrukturës dhe përmirësimi i kushteve të jetesës në qytet dhe fshatra.
“Edhe pse këtë herë jam në fund të listës, me numrin 45, unë besoj se nga fundi mund të arrihen rezultate të mëdha,” ka deklaruar Temaj. Ai ka shtuar se nuk është prej atyre që vrapon pas numrave, por e sheh angazhimin politik si një përgjegjësi ndaj komunitetit dhe jo si garë për pozita personale.
Prania e tij në listën e LDK-së shihet si një mundësi që rinia e qytetit të ketë një përfaqësues të denjë në institucionet lokale.