Astma, si të përballemi më rrezikun

0
60

Nga viti në vit po rritet numri i atyre që vuajnë nga astma.

Sot në botë janë rreth 300 milionë me këtë problem shëndetësor, ndërsa llogaritet se deri në vitin 2025 numri i atyre që do të vuajnë nga kjo sëmundje do të jetë rreth 400 milionë. Faktorët që ndikojnë në këtë sëmundje janë të shumtë

Nga viti në vit po rritet numri i atyre që vuajnë nga astma. Sot në botë janë rreth 300 milionë me këtë problem shëndetësor, ndërsa llogaritet se deri në vitin 2025 numri i atyre që do të vuajnë nga kjo sëmundje do të jetë rreth 400 milionë.

Faktorët që ndikojnë në këtë sëmundje janë të shumtë. Rol të rëndësishëm luajnë trashëgimia, alergjitë, ushqimi, ndotja e ambientit, mbipesha. Ka ekspertë që theksojnë se fëmijët të cilët më pak kanë dalë jashtë, kanë lozur më tepër janë më të ekspozuar rrezikut në krahasim me fëmijët që si të vegjël kanë dalë nëpër oborr, borë e shi dhe në këtë mënyrë e kanë forcuar sistemin e tyre imun.

Rihiniti dhe astma janë të ndërlidhura ndërmjet vetes dhe në 80% të rasteve vjen deri te përputhja e tyre dhe të dyja shërohen njëkohësisht. Astma është sëmundje kronike e infeksionit të organeve të frymëmarrjes dhe me atë rast vjen deri te tkurrja e zorrëve të frymëmarrjes, ajri kalon me vështirësi dhe lajmërohet ngufatja.

Kolla, ngufatja dhe tingujt në gjoks janë shenjat e astmës. Mund të ndodhë që infeksioni të mos shkaktojë tkurrje. Në raste të tilla nuk lajmërohet ngufatja, por vetëm kolla. Sëmundja mundet të fillojë në cilëndo moshë të jetës. Në rastet më të shpeshta shfaqet në fëmijëri.

Në shumicën e rasteve thuhet se fëmija vuan nga bronket, apo astma bronkite. Tek ata fëmijë që sëmundja lajmërohet në fëmijëri, ajo qetësohet kryesisht para pubertetit. Te disa mbetet e tillë deri në fund të jetës, e te disa ekzistojnë disa faktorë që e ringjallin përsëri. Këtu mund të bëjnë pjesë duhani, alergjitë e ndryshme, ndotja e ambientit, infeksionet virusale, stresi…

Problemet e natës

Karakteristikë për këtë sëmundje është se dhimbjet apo problemet fillojnë natën vonë, apo herët në mëngjes, kur forca mbrojtëse e organizmit është dobësuar. Problemet ndërlidhen edhe me sezonin, varësisht se cilët janë provokatorët. Tek ata që sulmin e nxisin merimangat, sulmet janë më të shpeshta gjatë dimrit, kur qëndrojnë në ambiente të mbyllura. Te disa persona që kanë kollë dhe ngufatje nevojitet të bëhet edhe matja e funksionimit të mushkërive.

Kryhen edhe disa incizime shtesë, në mënyrë që të përfundohet nëse pacienti vuan edhe nga ndonjë sëmundje tjetër. Po ashtu, kryhen edhe disa incizime për lëkurë, në mënyrë që të konstatohet nëse provokues të astmës janë alergjitë. Astma te shumica e pacientëve (80%) manifestohet në forma më të lehta, por edhe kur është më e rëndë, është e lehtë të kontrollohet. Ajo me të cilën pacientët nuk mund të pajtohen janë pompat apo pajisjet e ngjashme që shpesh duhet të mbahen deri në fund të jetës.

Terapia e detyrueshme

Sipas ekspertëve problemin më të madh e paraqet mosmarrja e rregullt e ilaçeve. Pacientët, posa t’u përmirësohet gjendja, e harrojnë pompën, që sjell deri në ngufatjet e radhës. Frymëmarrja është mënyra më e suksesshme e shërimit. Ekspertët mendojnë se astma nuk mund të parandalohet, por ekziston mundësia të zvogëlohet rreziku nga sulmet në mënyra të ndryshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here