Asociacioni i komunave serbe efekt domino

0
1110

Shtetet kur krijohen ato llogarisin se do të ekzistojnë dhe do të qëndrojnë në këmbë si të vetme dhe si ‘një’, normalisht duke bashkëpunuar e duke qenë në koordinim me shtetet tjera dhe jo brenda në shtet të mundohet të krijohet një i ‘dytë’ se atëherë nuk mund të quhet shtet sepse shtete janë ‘një’ e jo ‘dy’!

Krijimi i Asociacionit të Komunave serbe është i rrezikshëm për Kosovën dhe për të ardhmen e saj e për tërë rajonin e duke u funksionalizuar ‘efekti domino’, sepse serbët kanë menduar për më largë me këtë ‘krijim’ ku sipas tyre, bashkimi i këtyre komunave duhet t’i ketë rregullat e veta dhe të funksionoj i pavarur nga rregullat e brendshme të shtetit të Kosovës!

Unë, mendoj se cak i tyre është që pasi të formohet ky Asociacion, në një të ardhme jo edhe të largët, ata do të mundohen që këtë ‘krijesë’ t’a shndrrojnë në një mini-shtet brenda Kosovës, me ligjet e tyre, një të ashtuquajtur ‘Parlament’ për ato komuna, administratë të veçantë nga ajo e Republikës së Kosovës dhe krijimin e ushtrisë serbe brenda këtij Asociacioni, universitetin me kurrikulë beogradase dhe shumë rregulla të tjera që sipas mendimit tim, këto rregulla i takojnë vetëm shteteve, sepse ushtri e administratë të veçantë kanë vetëm shtetet e jo Asociacionet!

Komunat serbe mund të ekzistojnë të bashkuara, por të bashkuara vetëm si Asociacion i një Organizate Joqeveritare sepse Kosova i ka kufijtë e përcaktuar ndërkombëtarisht e brenda këtyre kufijve ekzistojnë një-palë rregulla dhe ligje që i përcakton Kushtetuta si në ç’do shtet, atëherë serbët duhet t’i binden këtyre rregullave të përcaktuara nga akti më i lartë juridiko-politik, siç është Kushtetuat e Republikës së Kosovës!

Kryeministri I Republikës së Kosovës, Albin Kurri, ka deklaruar së pikë e ‘nxehtë në këtë rang të bisedimeve është Asociacioni I Komunave serbe dhe ka thënë se mund të ketë edhe kompromise për kētë ç’ështje, por cili do të jetë kompromisi, sepse qytetarët duhet të jenë mirë të informuar sepse u cenohet e drejta e tyre për të qenë në dijeni për çdo gjë që ndodh në shtetin e tyre dhe jo t’i marrin vesh gjërat vetëm atëherë kur ato kanë ndodhur!

Ç’do krijesë tjetër brenda shtetit të Republikës së Kosovës, do të jetë e rrezikshme për vendin dhe do të krijonte një lloj asimetrie pushtetesh dhe pastaj shteti do t’a ketë të vështirë të funksionoj si një i vetēm sepse pastaj do të dali në mes të rrugës dikush, duke na thënë ‘jo’ kjo nuk bënë sepse e pengon Asociacionin, e këtu qeveritarët tanë duhet të jenë shumë të vëmëndshëm që mos të jetë vonë sepse do t’ia shohim sherrin edhe atë njē sherr shumë të madh!

Opozita duhet t’a luaj rolin e vetë deciziv dhe duhet të jenë edhe ata të kujdesshëm sepse roli i tyre është i till që ta përcjellin punën e Pozitës dhe në rast se ka gabime, të cilësuara sipas tyre që janë në dëm të shtetit, të reagojnë menjëherë dhe pa mëdyshje që Qeveria të jetë e vëmëndshme çfarë do të ndërmarrë për fatin e popullit dhe të vetë shtetit.

Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, kërkesat i kanë të shumta dhe nga më të ndryshmet, për ç’do vështirësi bëjnë thirrje për kompromise dhe që marrëveshja duhet të arrihet sepse ata kërkojnë që vetëm të ketë qetësi dhe nuk llogarisin që kjo ‘krijesë’ është sherri i së ardhmes sepse jemi mësuar me lojrat e serbëve që kërkojnë diçka që në të ardhmen jo shumë të largët do të mundohen që kjo ‘krijesë’ të ekzistojë si e pavarur, e si një “Republika Srbska” në Bosnje e Hercegovinë.

Andaj lidershipi kosovar, së bashku, Pozitë e Opozitë duhet të jenë më vigjilentë e më vizionarë dhe që edhe këta t’a parashohin të ardhmen dhe mos të lejojnë që shteti ynë i freskët të dëmtohet nga një pakicë serbe që nuk ka asgjë të përbashkët me popullin shqiptar dhe të jetojnë sipas rregullave që i cakton Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe që nëse nuk pranojnë, e kanë shumë të lehtë, lë të shkojnë prej nga kanë ardhur pse jo edhe në Rusi e në Karpatet e largëta!

Shteti i Kosovës i ka ligjet dhe rregullat e veta dhe të gjithë banorët, pa dallim kombësie e etniteti duhet t’i binden këtyre ligjeve dhe rregullave shtetërore sepse shtetet kështu funksionojnë edhe Kosova duhet të funksionoj si një e till.

Prisni pastaj konfliktet e reja që do të shfaqen në rajon e më gjerë, që efekti domino do t’a bëj të veten.

Lufta e Ukrainës do t’a krijoj një rend të ri global, sikurse lufta e Kosovës në atë kohë…

Shkruan: Rinor ZYRAPI

* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here