Asocacionin mund ta formojnë vetëm institucionet e Kosovës, askush tjetër!

0
216

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit para gazetarëve ka thënë se nuk ka asnjë përplasje midis qeverisë dhe SHBA-ve.

“Sa i përket diskursit publik se ka përplasje mes qeverisë dhe SHBA-së, duhet të theksoj se ne vazhdimisht koordinohemi, komunikojmë por gjithashtu e kemi të drejtën e mendimit në raport me çështjet të cilat janë të rëndësisë jetike për Republikën e Kosovës dhe të ardhmen e saj”, është shprehur Kusari-Lila, raporton Klankosova.tv.

Mirëpo, në komentet për thirrjen e Chollet dhe Escobar për formimin e Asocacionit të Komunave me shumicë serbe, ajo tha se askush pos institucioneve vendimmarrëse të Republikës së Kosovës nuk mund të formojë ndonjë strukturë.

“Asgjë nuk mund të bëhet nga dikush tjetër. Në Kosovë janë organet vendimmarëse, rendi kushtetues i Kosovës, parlamenti si organ legjislativ, qeveria si ekzekutive dhe komunat si qeverisje lokale. Prandaj, nuk ka asnjë mekanizëm e as formë tjetër që dikush jashtë ketyre insitucioneve mund të themelojë ose formojë ndonjë strukturë”, tha shefja e GP-së të VV-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here