“Asnji cent ma shumë”, nesër protestohet kundër shtrenjtimit të rrymës

0
235

Ditëve të fundit, rritja e çmimit të rrymës ka qenë tema kryesore. Madje kundër shtrenjtimit të saj të mërkurën do të organizohet protestë.

Nga ora 12:00 janë ftuar të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në protestën që do të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Kjo protestë ka dy kërkesa, të mos aprovohet bllok tarifa e propozuar nga ZRrE-ja dhe të nacionalizohet KEDS-i.

Njoftimi i plotë:

Të dashur/a qytetarë/e të Kosovës,

Ftoheni të merrni pjesë në protestën kundër shtrenjtimit të rrymës në Kosovë më datën 26 janar 2022 nga ora 12:00 në Prishtinë.

Me 28 janar 2022 Qeveria e Kosovës pritet ta miratojë propozimin e ZRrE-së për vendosjen e bllok tarifës dhe rritjen prej 9% për të gjithë konsumatorët/et që shpenzojnë deri në 600 kWh, ndërsa rreth 200% rritje të çmimit për konsumatorët/et që e tejkalojnë 600 kW

Vendosja e bllok tarifës do ta afektojë jetën dhe buxhetin e secilit/ës prej nesh. Gjatë sezonës së dimrit konsumi energjetik i një familje mesatare në Kosovë e kalon në çdo formë 600 kWh. Kjo do të thotë që nëse ne e kemi paguar një faturë prej 58 eurove me tarifën e re do të paguajmë rreth 108 euro.

Përveç që i palogjikshëm, ky propozim do t’i pasurojë edhe më tej bizneset, në kurrizin tonë. Sipas propozimit, çmimi i energjisë për bizneset nuk rritet fare. Kjo i bie se një familje mesatare në Kosovë që synim e ka jetesën apo edhe mbijetesën, paguan edhe për bizneset që synim e kanë qarkullimin e fitimin.

KEDS-it nuk i mjaftojnë 17 milion euro fitim në vit por e ka bërë argat ZRrE-në dhe Qeverinë e Kosovës që nga ky vit kësaj kompanie private t’i shumëfishohet fitimi. E gjithë kjo nga buxheti, edhe ashtu i dërrmuar, i qytetarëve/eve të Kosovës.

Këto shantazhe, ne qytetarët e këtij vendi nuk do i lejojmë kurrsesi. Në këto kushte, protesta mbetet e vetmja rrugë që ta parandalojmë barrën që mundohen të na ngarkojnë Qeveria e Kosovës përmes ZRrE-së e me KEDS-in.Andaj, ju ftojmë që të mërkurën, duke filluar nga ora 12:00, të mlidhemi e ta kundërshtojmë e ta parandalojmë këtë padrejtësi të rradhës ndaj nesh. Protesta nisë tek sheshi “Zahir Pajaziti” dhe përfundon tek ndërtesa e Qeverisë dhe ka dy kërkesa kryesore:

1.Mos-aprovimi i bllok tarifës së propozuar nga ZRre-ja;
2. Nacionalizimi i KEDS-it

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here