Veshja e çorapeve në shtrat duket një mënyrë gjeniale për t’i mbajtur këmbët e ngrohta dhe veten gjatë muajve të ftohtë.
Në vend që t’i shtoni dozën ngrohjes, shumica mund të veshin disa pizhame komode sipas zgjedhjes dhe po ashtu çorape gjatë gjithë natës.
Megjithatë, ekspertët kanë paralajmëruar se sa “të neveritshme” janë nivelet e baktereve kur mbani çorapet tuaja gjatë gjithë ditës dhe natës.
Një grua ka pohuar se “studiuesit u kanë bërë thirrje njerëzve që të mos bartin çorape të papastra në shtrat”.
Hulumtimi zbuloi se “ato shpesh përmbajnë të njëjtat baktere që gjenden tek buburrecat dhe jashtëqitjet e tyre fekale”.
Sipas Mattress Next Day, është e rëndësishme të ndërroni çorapet përpara se të shkoni në shtrat pasi nuk e dini se çfarë bakteresh mund të gjenden në çorape pasi i keni veshur gjatë gjithë ditës.